Sulmoi fizikisht nënën 82 vjeçare dhe kërcënoi vëllaun, arrestohet 50 vjeçari në Gostivar

Dje (24-janar) rreth orës 17:15, në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin P.M. nga Gostivari i cili ishte raportuar nga vëllai i tij 59-vjeçar se kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 82-vjeçare dhe se i kishte kërcënuar të dy.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share