Mbrëmjen e djeshme (24-janar) në ora 22:25, në Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 43-vjeçarin J.J. nga ky fshat.
Për arsye se në ahengun e tij familjar rreth orës 21:15 është qëlluar me armë zjarri, ku një plumb endacak ka përfunduar në shtëpinë e bashkfshatarit të tij 81-vjeçar S.T. dhe ka shkaktuar dëme në një pjesë të objektit.
Nuk ka persona të lënduar, është kryer këqyrja e plotë dhe J.J. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.