Shpërthen zjarri në një dyqan në Kinë, 39 të vdekur

Të paktën 39 persona raportohet se janë vrarë pasi një zjarr shpërtheu në një dyqan në provincën qendrore kineze Jiangxi.

Dhjetëra punonjës të shërbimit të urgjencës janë dërguar në vendngjarje dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë.

Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për një hetim mbi shkakun e zjarrit dhe për “frenimin e vendosur” të incidenteve të tilla vdekjeprurëse në vend, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zjarri i së mërkurës vjen disa ditë pasi 13 fëmijë vdiqën kur një zjarr shpërtheu në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.

Shtatë punonjës u arrestuan më vonë nga policia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share