Mexhiti: Aparat i ri anestezioni dhe respirator për spitalin e Velesit

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, mëngjesin e sotëm ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Velesit me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore për këtë institucion.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

„Sot jemi në vizitë në Spitalin e Përgjithshëm në Veles me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore. Bëhet fjalë për aparatin e ri anestezion të blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 4 milionë denarë. Kjo aparaturë, e vendosur tashmë në sallën e operacionit, nevojitet për funksionimin më të mirë të repartit të anestezisë.

Gjithashtu, me mjete nga Ministria në vlerë prej tre milionë e gjysmë denarë e kemi blerë edhe një respirator të ri.

Si asnjëherë më parë, ne po investojmë në blerjen e pajisjeve të reja mjekësore. Dyfishuam buxhetin për këtë qëllim, nga 2.6 në 5 milionë euro dhe siguruam pajisje të reja dhe bashkëkohore në më shumë se 15 institucione shëndetësore.

Brenda një viti bëmë fuqizim serioz të shëndetit publik me pajisje, rikonstruksione dhe ilaçe të reja. Edhe në periudhën në vijim, do vazhdojmë të bëjmë ndryshime pozitive në një nga shtyllat më të rëndësishme, që është sektori i shëndetësisë“, thekson Mexhiti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share