Juventus mendon për rinovimin e Vlahoviç

Dusan Vlahoviç ka fituar përfundimisht zemrat e tifozëve dhe drejtuesve bardhezi.

Dy golëshi kundër Leçes bën që ai të shkojë për të katërtin vit radhazi mbi 10 gola në një sezon, e këtë e ka arritur në gjysmën e sezonit. Në pesë sfidat e fundit, serbi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 1 asist.

Për Max Alegrin është i pazëvendësueshëm, e kjo është arsyeja se përse drejtuesit e “Zonjës ë Vjetër” po punojnë për rinovimin.

Kontakte ka pasur me përfaqësuesit e sulmuesit, ndërsa sipas “Sportmediaset”, objektivi është që të rinovohet deri në 2027 apo 2028.

Rroga prej 7 mln eurosh në sezon vështirë të ndryshojë, por te Juventusi dëshirojnë kontratë të re që në rast shitjeje, përfitimet të jenë të larta, nisur nga rendimenti i futbollistit në fushë.

23-vjeçari ka përpara dy teste të vështira. Në fillim ai duhet të udhëheqë ekipin në sfidën kundër Empolit në shtëpi, por përballja e vërtetë do të jetë ajo ndaj Interit më 4 shtator. Sfida midis tij dhe Lautaros është ndër më të shumëpriturat në Serie A.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share