Sonte VMRO shpall emrat e ministrave dhe zëvendësministrave shtesë në qeverinë teknike

VMRO-DPMNE sot në mbrëmje pas seancës së Komitetit Ekzekutiv do t’i shpallë emrat e ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësministrave shtesë të Financave, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të cilat do të jenë pjesë e Qeverisë teknike, konfirmuan për MIA-n sonte nga partia opozitare.

Seanca e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së pritet të fillojë rreth orës 20:30.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ishte autorizuar nga Komiteti Qendror i Partisë në konsultime me Komitetin Ekzekutiv dhe anëtarë tjerë të shquar të partisë, por edhe me faktorët shoqëror më të gjerë, t’i zgjedhë personat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare që janë dakorduar për më 8 maj përkatësisht më 28 janar. Më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se të premten do të japë dorëheqje, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili do të jetë kryeministër teknik, nesër do t’i publikojë datat për dorëheqjen e tij dhe për zgjedhjen e qeverisë teknike. Në vendin e tij do të vjen Jovan Mitrevski nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share