Zhvendosje masive të palestinezëve pas sulmeve të përgjakshme

“Kjo është hera e shtatë që unë zhvendosem,” kështu shprehet Mariam Abu-Haleeb, ndërsa qëndron e ulur në një makinë të ngarkuar me të gjitha sendet e saj që i kanë mbetur. Nën ato që ata e përshkruan si bombardimet më intensive të Izraelit, shumë palestinezë janë larguar nga Khan Younis pas sulmeve të fundit dhe janë  drejtuar më tej në jug drejt Rafah.

“Ajo që më lëndon më shumë është se nëna ime ka mbetur në enklavë. Të gjithë, në Khan Younis kanë nevojë për ndihmë. Nuk ka siguri dhe ato që ushtria izraelite thotë është gjithçka një gënjeshtër”, thotë Mariam Abu-Haleeb.

Për shumë palestinezë, frika më e madhe është vdekja e fëmijëve të cilët nuk vriten vetëm nga bombat, por edhe nga uria që ka përfshirë të gjithë Rripin e Gazës.

“Bombardimet në Khan Younis ishin të frikshme. Vazhduam të kërkonim një vend të sigurt në universitet, por nuk kishte. Kishte trupa të vdekur në tokë, kudo, përfshirë edhe fëmijë”, shprehet Ahmad Abu-Shaweesh.

Shumica e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës që atëherë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Me zona të mëdha të rrafshuara me tokë dhe spitalet dhe agjencitë humanitare që përpiqen të përballojnë, palestinezët përshkruan kushte të rënda.

“Khan Younis është bërë një fushëbetejë e përgjakshme. Në sulmin e fundit një ditë më parë ishin rreth 7,000 të zhvendosur që u larguan të gjithë nga universiteti ku ishin strehuar nga sulmet. Ne nuk e imagjinonim se çfarë do të ndodhte. Mora fëmijët e mi dhe ika me ta. Na thanë që Spitali Nasser ishte i sigurt, por ata kryen bombardime rreth tij”, thotë Manal Abu-Jamea.

Forcat e Izraelit dhe luftëtarët e Hamasit u përleshën në disa vende, nga Jabalia në veri te Khan Younis në jug, fokusi i operacioneve të fundit të Izraelit. Ushtria ka bërë të ditur kanë goditur pjesën më të madhe të Gazës veriore dhe më shumë se 1 milion banorë të asaj enklavë janë zhvendosur në jug për të ikur nga bombardimet. 25,105 palestinezë shumë prej tyre gra dhe fëmijë janë vrarë dhe 62,681 janë plagosur në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share