Kishte si destinacion vende të Azisë, Evropës dhe Amerikës
Kapet një sasi rekord droge në Ekuador. Policia ka sekuestruar 22 tonë kokainë, që përbën një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në vendin e Amerikës Latine.
Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria thuhet se lënda narkotike, e cila ishte e shpërndarë në 733 pako do të transportohej në Azi, Evropë dhe Amerikë.
Në rrjetet sociale autoritetet ekuadoriane postuan këtë video, e cila tregon pako të mbështjella me qese plastike, disa prej të cilave kishin etiketa që mbanin emrat e disa linjave ajrore.
Kapja e kësaj sasie rekord të lëndës narkotike vjen në një kohë kur vendi u zhyt në kaos pas arratisjes nga burgu të kryetrafikantit famëkeq të drogës, Adolfo Masias Vilamar. Qeveria e Ekuadorit fajëson bandat e fuqishme të trafikut të kokainës për dhunën në rritje.
Klan News