Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë për vizitë pune në Bruksel, gjatë së cilës do të ketë takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëskryetarin e Komisionit Europian, Zhozep Borell, si dhe do të merr pjesë në konferencën “Përtej dezinformimit: Forcimi i shoqërive tona kundër manipulimeve dhe ndikimeve nga informacionet të huaja”.
Konferenca organizohet nga Zhozep Borell, ndërsa gjithashtu do të marrin pjesë edhe kryetari i Komitetit të Posaçëm për Ndërhyrjen e Jashtme në Proceset Demokratike dhe Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Rafael Gluksman, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Diplomacinë Publike të NATO-s Marie-Doha Besansot, si dhe Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Komunikimet Globale, Melisa Fleming.
Në kuadër të konferencës, qëllimi i së cilës është ndërtimi i rezistencës ndaj dezinformimit, do të prezantohet raporti i dytë i Shërbimit Europian për Punë të Jashtme me fokus dezinformimin.