Interi e ka fituar Superkupën e Italisë në minutat shtesë të përballjes kundër Napolit.
Zikaltrit triumfuan 1:0 kundër kampionit aktual italian falë golit të argjentinasit Lautaro Martinez në minutën e parë të lojës shtesë.
Napolitanët u limituan në minutën e 60-të pas kartonit të dytë të verdhë të argjentinasit tjetër, Giovanni Simeone, i cili u zverdh dy herë për pesë minuta.
Interi e nis vitin 2024 mbarë, duke e fituar tashmë trofeun e parë që në janar.