Futbollisti 26 vjeçar Remzifaik Selmani, i cili në sezonin vjeshtor ishte pjesë e klubit të futbollit Gostivari, aktualisht si futbollist i lirë është në pritje të angazhimit të tij në ndonjë klub tjetër.
“Kam oferta nga disa klube ve ndore por të themë të drejtën jam shumë pranë arritjes së marrëveshjes me ekipin e Rabotniçkit. Besoj se ditëve në vijim do të ndodhë edhe kjo, pasi afrohet fillimi i pjesë pranverore të kampionatit “. tha pë KlanMaqedoni, futbollisti Remzifaik Selmani-Remi.
Kujtojmë se futbollisti nga Xhepçishti, karrierën e ka filluar te shkolla e futbollit Renova aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, ka lujatur në ekipin e Shkëndijës, në Ujpesht të Hungarisë, Partizanin e Tiranës dhe së fundit ishte futbollist i Gostivarit ku është inkuadruar në lojë në 9 ndeshje dhe ka të shënuar 2 gola./KlanMacedonia