Më shumë borë në Dibër dhe Mavrovë
Ndalesë për automjete të rënda është vendosur në rrugën nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, ndërsa në rrugën nga Tetova për në Kodrën e Diellit ndalesë për qarkullimin e autobusëve, ndërsa pajisjet dimërore janë të obligueshme për automjetet tjera, njoftuan nga LAMM pasditen e sotme.
Pajisjet dimërore për të gjitha automjetet janë të detyrueshme edhe në rrugën për në vendkalimin kufitar Dellçevë.
Në rrugët e tjera shtetërore qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë dhe rekomandohet që të lëvizni me kujdes dhe të përshtatni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike njofton për ditën e sotme mot të ndryshueshëm me vranësira me diell dhe më të ftohtë. Paradite kryesisht në pjesët jugore do të ketë kushte për borë lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në drejtim të rrjedhës së Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 5 gradë.
Më ftohtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Anet e Mavrovës ku janë matur -8 gradë, pasuar nga Krusheva me -7 dhe Berova me -5 gradë.
Mbulesa më e lartë e borës është në Dibër dhe Mavrovë (25 centimetra). Në Kodrën e Diellit mbulesa e borës është 21 centimetra, ndërsa në Krushevë një centimetër./KlanMacedonia