VMRO-DPMNE: NUK DO TA VOTOJMË TALAT XHAFERIN
Nëse VMRO-DPMNE nuk I mbështet propozimet e tyre për qeverinë teknike, përse duhet të votohen nga deputetët e LSDM-së. Në këtë mënyrë janë prononcuar socialdemokratët rreth përplasjeve se kush për cilin do të votojë më 28 janar.
Pa marrë parasysh përplasjet, nga tabori socialdemokrat, shprehen të bindur se ata do ta formojnë Qeverinë në vitin 2024. Në një intervistë për Kanalin 77, Zv/Kryetarja Sanja Lukarevska, tha se po punohet për programin fitues të LSDM-së për mandatin e ri.
“Bashkë me kryetarët e komisioneve partiake punojmë programin fitues për zgjedhjet parlamentare. Kjo do të jetë oferta jonë për mandatin e ri, për shkak se ne do ta formojmë qeverinë në vitin 2024. Kemi bërë shumë, por shumë pak merita kemi marrë”, tha Sanja Lukarevska.
Lukarevska është prononcuar edhe për frontin evropian. Sipas saj, ky fron paraqet unitet, process integrues që sjell të ardhmen evropiane.
“Po zhvillohen diskutimet për lista të përbashkëta me partitë e bllokut shqiptar respektivisht me partnerin e koalicionit BDI-në. Mirëpo e njëjta do të diskutohet edhe në periudhën e ardhshme”, tha Sanja Lukarevska.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE eshte sot është shprehur I prerë se do të propozojë anëtarë për qeverinë teknike pa votuar Kryeministrin shqiptar Talat Xhaferin, kurse sic thonë, LSDM-ja le të zgjedh nëse do t`i shkel ligjet dhe ta cënojë procesin zgjedhor.
“Mbetemi në qëndrimin se nuk do të votojmë për përbërjen e Qeverisë. VMRO-DPMNE do të propozojë Ministra dhe Zëvendës Ministra konform ligjit për qeverinë teknike, pa e votuar kryeministrin Teknik Talat Xhaferi nga BDI-ja. E drejta nuk njej propozime për mnistra me “vend të zbrazët”, Qeveria nuk votohet veç e veç, por në përgjithësi”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Konform marrëveshjes nga takimi i liderëve më 4 dhjetor të vitit të kaluar, rrethi I parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, kurse më 8 maj duhet të ketë zgjedhje të dyfishta – rrethi I dytë I presidencialeve dhe zgjedhjet parlamentare./KlanMacedonia