Reshjet e borës mbërrijnë nëpër qytete – probleme në disa drejtime rrugore

NDALESA QARKULLIMI PËR AUTOMJETET E TRANSPORTIT

Vala e reshjeve të borës nga Evropa mbërriti edhe në vendin tonë. Nga veriu dhe veriperëndimi gjatë natës dhe në mëngjes reshjet e borës kanë mbuluar vendbanime dhe qytete kurse, sic njofton KlanM, kanë shkaktuar edhe problemet e para në trafik dhe lëvizshmërinë e rrugëve.

Pamjet që po I shihni janë regjistruar në Tetovë…

Reshje intensive janë shënuar edhe në rrugën Tetovë – Jazhincë…

Sasi më të madhe të borës, s`do mend se ka në viset malore. Kështu duket Kodra e Diellit.

Autoritetet e vendit, sic njofton KlanM, për shkak të reshjeve të borës, kanë vënë ndalesën për lëvizje të automjeteve të rënda të transportit dhe autobusëve.

Pika më kriktike si zakonisht përmenden rruga nga Gostivari deri në Strazhë dhe nga Mvrova në Dibër…

Në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, sic njofton KlanM, nga mëngjesi ishte vënë ndalesa për lëvizjen e autobusëve, kurse për automjetet tjera të domosdoshme janë pajisjet dimërore.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka njoftuar se për shkak të erës së fuqishme janë shënuar prurje të ëmdha të borës në disa fshatra afër vendkalimit kufitar në Jazhincë.

Qendra për Menaxhim me Kriza, sic percjell KlanM, ka njoftuar se sipas informatave të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen e rrugëve, reshjet intensive kanë shkaktuar që edhe në drejtimin rrugor Strugë – Vendkalimi kufitar Qafë Thanë të vendoset ndalesa për automjetet e rënda të transportit.

Bëhet thirrje për kujdes gjatë vozitjes, të respektohen shenjat e komunikacionit dhe sinjalizimi I trafikut si dhe shpejtësia të adaptohet konform kushteve të rrugëve.

Ndërkohë, nga disa qendra rajonale të QMK-së, sic percjell KlanM, njoftohet se për shkak të reshjeve të borës, disa vendbanime kanë mbetur pa rrymë elektrike. Bëhet fjalë kryesisht për fshatra malore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share