Ushtria spanjolle ndihmon 600 shoferë të bllokuar në veri të vendit
Acari dhe temperaturat e ulëta kanë mbërthyer pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo video me dron e siguruar nga Reuters tregon qytetin Milwaukee në shtetin Wisconsin i cili është ngrirë nga dëbora.
Temperaturat e ulëta i kanë bërë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme, po pengojnë trafikun ajror ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.
1100 fluturime në SHBA u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan për shkak të kushteve të motit, ndërsa vala e ftohtë pritet të vazhdojë në disa zona si në qendër të vendit gjatë fundjavës.
Akulli ka qenë një problem i madh në jug të vendit. Më shumë se 22.8 centimetra borë ka rënë në kryeqytetin Nashville në Tennessee që nga e diela, gati dyfishi i mesatares vjetore. Të premten u shënuan rreth 55 viktima nga kushtet ekstreme të motit.
Moti i keq ka përfshirë edhe Spanjën. Ushtria u ka ardhur në ndihmë rreth 600 shoferëve të cilët ishin bllokuar në një autostradë në veri të vendit.
Pjesa më e madhe e Evropës Veriore është mbuluar nga një batanije dëbore duke shkaktuar shqetësime të shumta për qytetarët.
Tv Klan