Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka akuzuar Izraelin se sot ka qëlluar në një spital në Khan Younis.
Agjencia e ndihmës ka thënë se njerëzit që tashmë ishin zhvendosur u plagosën “për shkak të të shtënave intensive nga dronët izraelitë që synonin qytetarët në Spitalin Al Amal” si dhe në bazën e Gjysmëhënës së Kuqe.
Bëhet e ditur se forcat izraelite po kërcënojnë gjithashtu spitalin e afërt Nasser, i cili është një nga objektet e pakta të kujdesit shëndetësor që mbeten të hapura.