Brukseli llogari Prishtinës për ndalimin e denarit Serb

BQE DHE KE: EURO NUK ËSHTË MJET LIGJOR PAGESE NË KOSOVË

Komisioni evropian është alarmuar nga ndalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë duke nisur që nga data 1 Shkurt. Sipas zëdhenësit Peter Stano Beogradi dhe Prishtina duhet që të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se KE po analizon vendimin e Kosovës për të pezulluar qarkullimin e të gjitha valutave përveç euros. Sipas Stano-s Beogradi dhe Prishtina duhet që të shmangin veprimet e pakoordinuara. që nuk janë të favorshme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

”Ne jemi duke analizuar dhe kërkuar sqarime për marrjen e vendimit per ndalimin e perdorimit te denarit serb duke nisur qe nga data 1 Shkurt. Ne duam qe te dime arsyet e kesaj vendimarrje si dhe implikimet e mundshme. Në përgjithësi Kosova dhe Serbia duhet qe të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk janë të përshtatshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe që mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin në terren” – tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Stano apeloi që të dyja palët të merren me këtë temë në kuadër të dialogut të zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së.

Beogradi ka paralajmëruar kaos ne kete situate kur pas dates 1 Shkurt të ketë pezullim të pagesave të pagave dhe pensioneve në dinarë serbe

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari serb. Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – çmimet nëpër dyqane janë shënuar me dinarë. Viteve të fundit është praktikuar edhe importimi i dinarëve nga Serbia. Nderkaq Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar se monedha euro nuk është mjet i ligjshëm i pagesës në Kosovë, duke pasur parasysh se autoritetet ne Prishtine në mënyrë të njëanshme miratuan në vitin 2002 perdorimin e monedhës së përbashkët evropiane. Sipas kesaj banke euro nuk është mjet i ligjshëm i pagesës por popullata e ka pranuar kështu pasi qe 12 vite me pare banorët e Kosovës dhe Malit të Zi kanë përdorur markën gjermane.

Komisioni Evropian ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi e përdorin euron si monedhë vendase de facto, edhe pse nuk kanë marrëveshje për këtë me BE-në. KE kujton se edhe Monako, San Marino, Vatikani dhe Andorra, të cilat nuk janë anëtare të BE-së, përdorin euron si monedhë të tyre, sepse kanë lidhur marrëveshje monetare me BE-në.

Kjo u garanton atyre që të prodhojnë sasi të kufizuara monedhash euro me dizajnin e tyre në njërën – anën kombëtare të monedhës, por jo të emetojnë kartëmonedha euro.

Më 27 dhjetor 2023, Banka Qendrore e Kosovës miratoi Rregulloren për operacionet me para të gatshme, e cila do të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2024 dhe parasheh ndalimin e transaksioneve të pagesave me dinare serb.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share