Policia e Kosovës kryen bastisje në Banjskë dhe në Lozhistë

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.

Aksionin e bastisjes, për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, është shprehur shkurtimisht Elshani, njofton Klankosova.tv.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse gjatë bastisjes është gjetur diçka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share