Çka u bisedua? – Balla pret Taravarin në Tiranë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka qëndruar sot në Tiranë ku është pritur në një takim nga Ministri për Punë të Brendshme, Taulant Balla, përcjell KlanM. Taravari ka qenë i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e ASH-së, Bujare Abazi, ndërsa në takim, siç thuhet, është diskutuar për sfidat e të dyja vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Theksova se pas përmbylljes së suksesshme të skriningut, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, tanimë duhet të fillojnë me hapjen formale të negociatave me BE-në. Vendet tona e meritojnë këtë falë sakrificave dhe përkushtimit të deritanishëm në këtë rrugëtim”, ka thënë pas takimit Arben Taravari.

“Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Taulant Balla pas takimit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share