Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik.
Dje është sjellë në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, njoftojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në orën 02.30 dje në SPB Strumicë është denoncuar se në Spitalin e përgjithshëm të Strumicës në orën 00:58, është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore një fëmijë katërvjeçar. Ai është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku nga një mjek është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht”, thonë nga MPB-ja./KlanMacedonia