Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 gjoba nga të cilat 37 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 9 për vozitje pa patentë shofer, 13 për përdorim të celularit, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), pesë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.