Kreu i ushtrisë izraelite thotë se muajt e ardhshëm mund të nisë lufta me Libanin

Israeli military Chief of General Staff Herzi Halevi looks on while visiting a location given as northern Israel, in this screengrab taken from a handout video released on January 3, 2024. Israel Defense Forces/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY

Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka thënë se gjasat për luftë në frontin verior të Izraelit janë shumë më të larta se në të kaluarën.

Këto komente Halevi i bëri gjatë vizitës së një stërvitjeje rezervistësh pranë kufirit me Libanin, teksa shtoi se tha se vendi i tij po rrit gatishmërinë për luftime.

“Nuk e di se kur do të ndodhë lufta në veri, por mund t’ju them se gjasat që ajo të ndodhë në muajt e ardhshëm janë shumë më të mëdha se sa ishte në të kaluarën”, tha Halevi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se ka mësuar shumë prej luftimeve të zhvilluara në mes Hamasit dhe Izraelit në Gaza.

“Ne kemi shumë mësime nga luftimet në Gaza, shumë prej të cilave janë shumë të rëndësishme për luftimet në Liban dhe ka disa që duhen përshtatur” , tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share