Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona për të cilët ka interes për t’i intervistuar, lidhur me shpërthimin në Mitrovicë të Veriut, shpërthim ky i cili dyshohet se u realizua me granatë dore.
Këta të dy janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre, por nuk janë gjetur aty, tha për Klankosova.tv Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës për Mitrovicë të Veriut.
Ai tutje theksoi se ky konflikt ka ardhur si pasojë e problemeve të mëparshme.
Shpërthimi ndodhi mbrëmë rreth orës 23:50, te hoteli Bisevac në rrugën “Knjaz Millosh”, ku si pasojë janë dëmtuar shtatë vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri ka lëndime të rënda por është jashtë rrezikut për jetë.