Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, nesër do të emërohet Kryetare e re e partisë politike “Alternativa e Re”, përcjell KlanM njoftimin e kësaj partie.
“Kemi nderin t`ju ftojmë në konventën për promovimin e kryetarit të ri të partisë Alternativa e Re, znj.Danela Arsovak. Konventa do të mbahet më 17.01.2024 (e mërkurë) në ora 18.00” – thuhet në njoftimin partiak.
Kohë më parë, Arsovska paralajmëroi formimin e partisë së saj, me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas disa mediave, sic përcjell KlanM, Arsovska merr partinë e Gjorgji Orovçanecit – “Alternativa e Re”, e cila që nga viti 2008 është në koalicion me LSDM-në./KlanMacedonia