Nusja arrestohet në ditën e dasmës

Akuzohet për zhvatje dhe rrëmbim

MEKSIKË – Një nuse në Meksikë është arrestuar në ditën e saj të dasmës pasi akuzohet për skemë zhvatje dhe rrëmbim.

Gruaja e identifikuar si Nancy N. u arrestua më urdhër të Prokurorisë muajin e kaluar, por rasti u bë i ditur së fundmi.

Operacioni për arrestimin e saj u finalizua ditën e dasmës, teksa edhe dhëndri me të cilin do të martohej është i dyshuar si pjesë e këtij rrjeti. Por ai nuk u arrit që të kapej.

Nancy N. dhe dhëndri ishin pjesë e një grupi në Meksikë të akuzuar për zhvatje të tregtarëve dhe dyshime për rrëmbim të 4 punëtorëve të një dyqani.

Prokuroria e Meksikës tha se anëtarët e bandës kriminale dyshohet se kanë lidhje me kartelin e drogës “La Familia Michoacana”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share