Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, janë vijat e kuqe që BDI, sipas Bujar Osmanit, do t’i vendosë si kusht për koalicionim eventual pas zgjedhjeve me këdo që i fiton ato. Këta tre marrëveshje, siç thotë Osmani në Klan Debat, janë shtyllat dhe themelet e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe me këto nuk duhet të ketë kompromise. Sipas tij, çdo subjekt politkk, shqiptar apo maqedonas, duhet të thirret në këto tre marrëveshje.
“Pa garanca për respektimin e tre marrëveshjeve BDI nuk do të jetë partner me asnjë, i cili then themelet e Maqedonisë… Tre marrëveshjet janë vija e kuqe. Ata të cilët nuk do t’i respektojnë tre marrëveshjet nuk mund të kenë partner në BDI. Këtë e them zëshëm dhe me gjithë përgjegjësi në emër të BDI-së”, deklaroi Osmani./KlanMacedonia