Leo Messi, lojtari me i mirë në 2023 nga FIFA

Ylli argjentinas mundi Mbappe dhe Haaland, Pep Guardiola shpallet trajneri më i mirë

Lionel Messi fitoi çmimin e FIFA-s “Lojtari më i mirë” për vitin 2023. Ylli argjentinas nuk ishte i pranishëm në ceremoninë gala që u organizua nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit në botë në Londër. Ashtu si edhe për “Topin e Artë”, Messi mundi Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Aitana Bonmatì e Barcelonës, fituese e Topit te Arte për femra, u përzgjodh futbollistja më e mirë. Pep Guardiola vlerësohet me çmimin e FIFA-s “Trajneri i Vitit” për tripletën e titujve të fituar me Manchester City-n.

Spanjolli fitoi garën me dy rivalët italianë, Simone Inzagin e Interit dhe ish-teknikun e Napolit dhe të Italisë, Luçiano Spaleti. Trajnerja më e mirë për Femra nga FIFA u zgjodh teknikja e përfaqësueses angleze Sarina Uiegman. 54 vjeçarja udhëhoqi “luaneshat” në finalen e Kupës së Botës.

Ajo e fiton këtë çmim për herë të katërt. Gardiani i Manchester City-t Ederson mori çmimin “Portieri më i mirë i Vitit, duke fituar rivalitetin me Tibo Kurtua dhe Jasin Bonu.

Ndërsa për herë të dytë radhazi, FIFA i jep Meri Irps çmimin “Portierja më e mirë e Vitit”. Kombëtarja braziliane fitoi çmimin e FIFA-s për Fair Play, pasi vendosi që të ndryshonte fanellën e saj historike në ngjyrë të verdhë, duke veshur një të zezë, për të mbështetur lojtarin e ekipit Vinicius Jr, që ka qenë subjekt i racizmit në Spanjë.

Çmimi “Pushkash” shkon për futbollistin e Botafogos Guilherme Madruga.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share