Begaj do mbajë fjalim nga Presidenca, pasi opozita i bllokoi foltoren në Kuvend

Presidenti shqiptar Bajram Begaj do të mbajë fjalim nga Presidenca duke filluar nga ora 18:00.

Fjalimi i tij ishte paraparë të mbahej në Kuvendin e Shqipërisë, por kjo u pamundësua për shkak se opozita ka bllokuar sot foltoren e Kuvendit.

Kjo ndodhi në ditën kur nisi sesioni i ri parlamentar, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Opozita i  ka rënë bilbilave dhe kanë mbajtur në duar pankarta me shkrime, ku përmes tyre thanë se po u shkelën të drejtat parlamentare.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të ulen në vendet e tyre, në mënyrë që fjalën ta marrë presidenti shqiptar, fjala e të cilit ishte paralajmëruar më herët.

“Ndjesë Presidentit të Republikës që po i pamundësohet fjala e tij nga deputetët e opozitës”, tha Nikolla.

Prej disa javësh opozita parlamentare ka bllokuar punimet normale të parlamentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share