Avionë amerikanë janë parë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të Jemenit, ka pohuar grupi Houth.
Zëdhënësi i grupit, Mohammed Abdulsalam e përshkroi aktivitetin si një shkelje të hapur të sovranitetit kombëtar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kjo vjen pasi ShBA-ja nisi një sulm të dytë ndaj objektivave Houthi dje, pas sulmeve të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar të premten në mëngjes.
Amerika dhe Britania nisën valën e sulmeve në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të Houth ndaj anijeve detare në Detin e Kuq.