Berisha: Rama, e keqja më e madhe e vendit

“Ka detyruar 1/3 e popullsisë të largohet

Demokratët kanë vazhduar edhe këtë të diel ritualin e tyre të protestës kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ky i fundit teksa i përshëndeti nga dritarja e shtëpisë së tij, theksoi se përpjekja e tyre është një betejë pa kthim me të keqen që sipas Berishës ka kapluar vendin.

“Të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar”, tha Berisha në fjalën e tij.

Më tej ai tha se si pasojë e keqeverisjes së Ramës sot Shqipëria ka humbur rreth 33 për qind të popullsisë së saj e cila është larguar jashtë vendit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share