Basketboll: Real Madrid ruan kreun, ndiqet nga Barcelona dhe Virtus Bologna

Java e  21-të e Euroligës së basketbollit për meshkuj dhuroi 7 fitore të ekipeve vendase dhe vetëm dy të atyre mysafire. Real Madridi e vetmuar vazhdon të kryesojë renditjen e tabelës me 19 fitore e 2 humbje e ndjekur nga Barcelona me 15 fitore e 6 disfata dhe në vendin e tretë është Virtus Bologna që ka 14 fitore e 7 humbje.  Në mesin e ekipeve që mund të jenë pjesë e tetë ekipeve të play off-it janë edhe PanathinaikosI, FenerbahceMaccabi Tel AvivOlympiakosMonacoPartizani dhe Baskonia.

Në ndeshjen më interesante mes dy skuadrave spanjolle Real Madridi mundi ekipin Valencia Basket me rezultat 96-86, ndërsa në derbin tjetër Barcelona më lehtë seç priti mundi ekipin lituanez Zalgiris me rezultatin 91-73

Në çerekfinalet e play off-it kualifikohen tetë ekipet e renditura më mirë në fund të sezonit të rregullt.

Euroleague – Rezultatet e raundi 21-të

Fenerbahce – Bayern Mynih, 98-91

Panathinaikos – Monaco, 88-63

Armani Milano – Crvena Zvezda, 62-76

Real Madrid – Valencia Basket, 96-86

Anadolu Efes – Virtus Bolonja, 99-75

Partizani – Maccabi Tel Aviv, 88-79

Baskonia – Olympiacos, 80-69

Barcelona – Zalgiris Kaunas, 91-73

Villeurbanne – Alba Berlin, 63-88

Lexo gjithashtu
Total
0
Share