“Stabiliteti politik në RMV i rëndësishëm për Evropën”
Aderimi ne BE duhet të jetë ambicje kombëtare, e jo çështje politike apo partake – ka deklaruar Kryeministri irlandez. Leo Varadkar gjatë vizitës në vendin tonë.
Kjo sipas tij, është e rëndësishme për sigurinë rajonale në Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë, vecanërisht pas invazionit rus në Ukrainë që I ka dhënë urgjencës situatës.
Kryeministri irlandez me mesazh se situata politike në vend duhet të mbetet stabile.
“Shpresoj se do të përshpejtohet progresi në negociatat aderuese. Tashmë 10 vite asnjë vend nuk është kyçur në BE dhe mendoj se kjo duhet të ndryshohet. Stabiliteti politik në RMV është shumë e rëndësishme për Evropën dhe ne në Irlandë e kemi shijuar shkatërimin që e sjellin konfliktet në komunitet, kurse jemi dëshmitarë të përfitimeve të mëdha që vijnë nga proceset e paqës”, është shprehur Leo Varadkar, kryeministër i Irlandës.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjithashtu ka potencuar rëndësinë e aderimit në BE duke pohuar se Irlanda është një nga mbështetësit më të mëdhenj në këtë synim.
„Gjatë periudhës së kaluar kemi marrë konfirmime për angazhimet për të ardhmen evropiane – kemi konfirmime se kanë rezultate angazhimet tona për të mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas. Mund të jemi të sigurtë se brezat e ardhshëm do të jetojnë në BE, krenar që janë Maqedonas. Do të vazhdojë procesi i reformave dhe s`ka fuqi që mund këtë ta ndalë”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.
Dy Kryeministrat kanë biseduar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, duke i vlerësuar si të jashtëzakonisht të mira, por potencuan se nuk janë në nivelin e duhur, para së gjithash në bashkëpunimin ekonomik.
Në këmbimin e deritashëm tregtar midis dy vendeve, Irlanda nga RMV-ja kryesisht importon prodhime bujqësore, kurse vendi ynë importon prodhime të industrisë farmaceutike dhe të telekomunikimeve.
Leo Varadkar është Kryeministri I parë I Irlandës që vjen për vizitë zyrtare në Shkup, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994./KlanMacedonia