Izraeli mbrohet kundër akuzave për gjenocid

Ekipi ligjor i nivelit të lartë ka kërkuar pushimin e çështjes, duke e quajtur shpifje pasi ka shtrembëruar realitetin

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte këtë herë rradha e Izraelit që mbrojti luftën e tij në Gazë, një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu i hodhi poshtë akuzat për gjenocid.

Izraeli shpesh bojkoton gjykatat ndërkombëtare dhe hetimet e OKB-së, duke thënë se ato janë të padrejta dhe të njëanshme. Por, për të treguar se sa seriozisht e konsiderojnë rastin, udhëheqësit izraelitë kanë ndërmarrë hapin e rrallë të dërgimit të një ekipi ligjor të nivelit të lartë.

“Së pari, nëse ka pasur akte që mund të karakterizohen si gjenocid, atëherë ato janë kryer kundër Izraelit. Ne jetojmë në një kohë kur fjalët janë të lira, në një epokë të mediave sociale dhe politikave të identitetit. Përpjekja për të kërkuar termin më të egër dhe për të fyer është bërë shumë e papërmbajtshme.”

Në deklaratën e tij Becker kërkoi pushimin e çështjes, duke e quajtur atë një shpifje pasi kërkesa e Afrikës së Jugut ka shtrembëruar realitetin.

“Kërkesa e Afrikës së Jugut duhet të hidhet poshtë janë një shpifje, e krijuar për t’i mohuar Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur sipas ligjit nga sulmi i paprecedentë terrorist që vazhdon të përballet dhe për të liruar 136 pengjet.”

Teksa zhvillohej seanca, palestinezët u mblodhën jashtë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Ata mbanin pankarta që shfaqnin slogane duke përfshirë “Izraeli është fajtor për gjenocid” dhe “drejtësi për Palestinën”.

Ndërkaq për këtë çështje ka reaguar edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ku u shpreh se Turqia ka dorëzuar dokumente kundër Izraelit.

“Të gjitha këto dokumente që kemi ofruar janë seriozisht të dobishme në Hagë. Izraeli do të dënohet atje do të vendoset drejtësia. Para së gjithash, Netanyahu nuk ka asnjë vrimë ku të ndeshet. Unë e pashë Presidentin Herzog i cili gjithashtu po imiton Netanyahun kohët e fundit dhe ka filluar të bëjë deklarata shumë të ndryshme për luftën.”

Rasti ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka shkaktuar protesta para gjykatës, nga të dyja palët. Avokatët e Afrikës së Jugut i kërkuan gjykatës të enjten të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake izraelite në territorin rrethuar, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Një vendim për këtë kërkesë ndoshta do të marrë javë, megjithëse çështja e plotë ka të ngjarë të zgjasë disa vjet. Megjithatë mbetet e paqartë nëse Izraeli do të merrte parasysh ndonjë urdhër për të ndalur luftimet. Nëse nuk e bën këtë, mund të përballet me sanksione të OKB-së, megjithëse ato mund të bllokohen nga një veto e Shteteve të Bashkuara.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share