Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në pllajën përballë Qeverisë, priti Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një Kryeministri irlandez në Maqedoninë e Veriut, i cili këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Irlandën.
Sipas agjendës është planifikuar takimi kokë më kokë i dy kryeministrave, pas së cilës do të vijojë takimi dypalësh i dy delegacioneve. Pas takimit dypalësh, Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministri Varadkar do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Në delegacionin maqedonas janë zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu.