Grubi: Me nënshkrimin e marrëveshjes për rrugën Tetovë-Prizren, po hapim shtigje të reja

Zëvëndëskryeministri i parë i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën për bashkëfinancimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Grubi ka njoftuar se kjo rrugë do të kaloi nga “Kodra e Diellit” dhe do lidhet me tunel 6.4 kilometra me Kosovën.

“Hapim shtigje të reja për ndërlidhje më cilësore me Republikën e Kosovës! Sot u nënshkrua Marrëveshja për bashkëfinancim të rrugës Tetovë – Prizren mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me çka ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror po hyn në fazën e tij zyrtare të realizimit. Kjo rrugë do të kalojë përmes Qendrës Turistike “Kodra e Diellit” dhe me Republikën e Kosovës lidhja do të mundësohet përmes një tuneli prej 6.4 kilometra duke krijuar kështu perspektivë të re progresive për zhvillim të ekonomisë dhe turizmit. Përgëzoj ekipet e punës nga të dyja shtetet për angazhimin e deritanishëm dhe uroj punë të mbarë për finalizimin dinamik të këtij projekti kapital” shkruan Grubi në njoftim./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share