Rasti M-NAV: Paraburgim shtëpiak për Bekim Nezirin dhe tre të dyshuarit tjerë!

PARABURGIM 30 DITOR SHTËPIAK DHE MASA TJERA SIGURIE

Gjykata Penale ka caktuar masë paraburgimi për Bekim Nezirin dhe tre të tjerë të dyshuar për ndërhyrjen në M-NAV.

Vendimi vjen pas seancës së Këshillit Penal, ku pjesërisht janë pranuar ankesat e prokurorisë, me cka miratoi vendmin për paraburgim shtëpiak 30-ditor dhe masa plotësuese të sigurisë sikurse marrja e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë kontakti midis të dyshurave dhe të dëmtuarit. Nga Gjykata Penale sqarojnë se sipas njohurive të deritashme incidenti ka ndodhur në hapësirë tjetër e jo në kullën e kontrollit.

“Sipas fakteve dhe të dhënave të dorëzuara, rasti konkret nuk ka ndodhur në kullën e kontrollit, respektivisht hapësirën ku kryhet navigimi, por në hapësirën që është e ndarë me së paku dy hyrje të sigurta para kullës. Por, siç theksuam në komunikatën paraprake, është fakt se të dyshuarit kanë ndërmarrë veprime të caktuara, për të cilët duhet që në mënyrë plotësuese të hetohen dhe të konstatohet situata faktike”, thonë nga Gjykata Penale.

Në Gjykatën penale nga të dyshuarit sot u paraqit vetëm Bekim Neziri, I cili shoqërohej nga avokati i tij. Sipas avokatit Milanov, Neziri nuk ka qenë pjesëmarrës I drejtpërdrejtë I ngjarjes por se gjithçka është zhvilluar pas shpinës së tij.

Katër nga gjithsejt 8 të dyshuarit vazhdojnë të mbeten të pakapshëm për policinë. Për momentin kërkohen me fletarrest qendror dhe nëse nuk gjenden në vend dhe për këtë MPB-ja e njofton Prokurorinë dhe kërkohet masa e paraburgimit në mungesë, atëherë do të shpallet fletarresti ndërkombëtar./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share