Vrasja e Marigona Osmanit: Kërkohet rritja e dënimit për Arbër Sejdiun

DARDAN KRIVAQA DHE ARBËR SEJDIU KANË DALË PARA GJYKATËS SË APELIT

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu kanë dalë para Gjykatës së Apelit, pas ankesës së palëve për aktvendimin e shkallës së parë, me të cilin Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeqares Marigona Osmani, ndërsa Sejdiu me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Mësohet se familja e Marigona Osmanit ka kërkuar që të ashpërsohet dënimi për të akuzuarin Arbër Sejdiu e mbrojtja ka kërkuar që I njëjti të lirohet nga akuzat apo që rasti të kthehet në rigjykim.

Të enjten në seancën e Apelit kryetari i trupit gjykues Xhevdet Abazi u ka kërkuar mediave të dalin nga salla e gjyqit meqë sipas tij, rasti ka të bëjë me çështje të ndjeshme të integritetit seksual.

Pas dënimit të Krivaqës e Sjediut nga shkalla e parë, në gusht të vitit të kaluar, familjarët e Osmanit e kishin përshëndetën dënimin për Krivaqën, por kishin paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin që e kualifikuan si të ulët, që iu shqiptua Sejdiut.

Dy të akuzuarit ishin liruar nga akuza për dhunim, pasi gjykata nuk ka arritur që ta konstatojë dhunimin me asnjë provë.

Në aktgjykimin e Themelores theksua se Krivaqa, më 21 e 22 gusht të vitit 2021, për motive të xhelozisë e me vetëdije, ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj së ndjerës Osmani, me të cilën po bashkëjetonte në banesën e tij.

Nga dhimbje eë mëdha fizike e psikike nga dhuna ekstreme e ushtruar nga Krivaqa është konstatuar se I është shkaktuar vdekja Osmanit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share