E shkuara e errët e 39-vjeçarit që vrau shqiptaren shtatzënë në Greqi

Të tjera detaje tronditëse vijojnë të publikohen nga mediat greke për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë, nga partneri i saj 39-vjeçar dhe shoku i tij. Ndaj 39-vjeçarit ka gjithsej 45 dosje për kallëzime të ndryshme, përfshirë rrahje, dhunë në familje dhe akuzën për përdhunim së motrës.

39-vjeçari grek dhe shoku i tij 34-vjeçar janë të arrestuar për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë, Gjeorgjia Murati. Krimi monstruoz ndodhi në Selanik disa ditë më parë, pasi fillimisht vetë partneri i shqiptares kishte njoftuar autoritet greke për zhdukjen e saj.

Në dëshminë e tij 39-vjeçari thotë se gjatë natës së Vitit të Ri kishte marrë pilula gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes thotë se gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij, së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë Gjeorgjia Muratin.

Ndërkohë, një video e siguruar nga media greke protothema.gr tregon dy të dyshuarit , pak pas vrasjes duke hedhur sendet e saj personale në kosha mbeturinash për të përforcuar skenarin e zhdukjes.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të një dyqani, rreth orës 00:15 të mesnatës, shihet partneri 39-vjeçar i gruas së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar duke ecur në përgjatë një rruge, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share