Emiratet e Bashkuara Arabe i heqin vizat për qytetarët e Kosovës

Qytetarët e Kosovës tani e tutje do të mund ta vizitojnë Dubain, pa pasur nevojë për viza.

Kjo pasi që Emiratet e Bashkuara Arabe, i ka hequr ato.

Kjo u konfirmua nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Osmani, ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share