VMRO DPMNE kritika për M-NAV, Besa kërkon vendin e Opozitës Shqiptare në KSHZ

KADRIU: QYTETARËT MË 8 MAJ DO T`I NDËSHKOJNË POLITIKAT E QEVERISË

BE-ja dhe NATO janë të shqetësuar për korrupsionin në M-NAV dhe për sigurinë e trafikut ajror – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke pohuar se LSDM dhe BDI vazhdojnë ta turpërojnë Maqedoninë para ndërkombëtarëve.

“Gjatë gjithë javës koalicioni I rremë proevropian i shmanget qasjes juridiko-politike ndaj cënimit të trafikut ajror në Maqedoni. Pas një sërë vërejtjes, Qeveria sërish përpiqet të instalojë anëtar të bandave partiake për drejtor pa kualifikime të nevojshme. Epilog të vërtetë juridik do të ketë pas zgjedhjeve”, tha Naum Stoilkovski.

Nga Lëvizja BESA pretendojnë se mos emërimi i anëtarit në KSHZ të Opozitës Shqiptare, është dëshmi se BDI po përgatit manipulime në zgjedhje

“Mos emërimi i anëtarit në KSHZ, është një dëshmi e gjallë se BDI, neglizhon këtë proces të merr epilogun e duhur, për të vetmin qëllim, të kenë hapsirë për manipulim zgjedhjesh, ashtu siç e kanë bërë tanimë traditë. Por, për herë të parë, kanë një zë opozitar, që nuk e kanë në dorë për ta kontrolluar ata, ashtu siç e kishin këtë mundësi më herët. Pikërisht këtu qëndron problemi që këta njerëz kanë ngritur alarmin tek aleatët e tyre, nga rajoni dhe  besnikët e Ballkanit të Hapur”, tha Besa Kadriu.

Nga Lëvizja BESA shprehen se pavarësisht të kontrollit ndaj KSHZ-së, qytetarët do të jenë ata që me votën e tyre më 8 Maj do ta ndëshkojnë politikën e qeverisë aktuale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share