Një kuzhinier e ka masakruar partneren e tij.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Sllovaki, por tek tash janë bërë të ditura detajet e krimit.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, policia i ka gjetur në një kovë organet e viktimës (zorrët, zemrën), që Jozef Hanuska, ia kishte hequr, transmeton Klankosova.tv
Ai u arrestua për vrasjen e të dashurës së tij 48-vjeçare të quajtur Patricia.
Sipas mediave lokale atje, kuzhinieri donte të gatuante organet.
Edhe babai i Hanuskas, i njohur si “mbytësi i Bratislavës”, u arrestua në vitin 1979 pasi vrau dy gra që takoi në një festë.
Shefi i kuzhinës, po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit dhe rrezikon 20 deri në 25 vjet burgim, transmeton Klankosova.tv