Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ariana Musliu- Shoshi ka komentuar njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja. Musliu-Shoshi duke aluduar në deklaratat e zyrtarëve institucional lidhur me këtë çështje, ka kërkuar që të mos “shesin dushk për gogla”, pasi që sipas saj njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja, është obligim ligjor, sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual.
Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:
Mos na shitni dushk për gogla!
Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual!
Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!
Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!
Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!