Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot, tradicionalisht ishte në vizitë te kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, z. z. Stefani, për t’ia uruar festën e Krishtlindjes dhe festën e emrit të tij – festën e Shën Martirit të parë Stefanit.
Kryetari Xhaferi i uroi z.z. Stefanit, si i pari i bashkësisë fetare ortodokse shëndet të mirë dhe mirëqenie, sukses, urtësi dhe besim në përmbushjen e misionit të lartë shpirtëror, duke dhënë kontributin në ndërtimin e ardhmërisë së sigurt dhe të ndritur për gjeneratat e reja dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës u takua edhe me Presidentin e shtetit, Stevo Pendarovskin si edhe me një pjesë të anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të KOM- KO.