Trashëgimia e Beckenbauer në Futboll

“Perandori” ka arritur suksese si futbollist e trajner të vështira për t’u barazuar

Trajneri i Koresë së Jugut dhe ish-sulmuesi i Gjermanisë, Jurgen Klinsman tha pas vdekjes së Franz Bekenbauer se vendi i tij ka humbur liderin më karizmatik të sportit.

Për Klisman, Bekenbauer ka qenë një figurë atërore dhe vlerësoi qëndrimin e tij miqësor dhe fisnikërinë.

Trashëgimia që 78-vjeçari ka lënë në fushë dhe jashtë saj është e madhe. Si lojtar Bekenbauer fitoi Bundesligën plot katër herë e po kaq triumfe numëron edhe në Kupën e Gjermanisë.

Ai ka bërë historinë me Bajernin në Kupën e Europës (Champions-i i sotëm) duke e fituar tri herë radhazi, nga 1974- 1976. Në 1976-ën fitoi edhe Kupën Interkontinentale.

Në 1972 udhëhoqi Gjermaninë drejt triumfit në Europian, e dy vite më pas do të bënte të njëjtën gjë në Botërorin e organizuar në Gjermani.

Dy herë ka fituar “Topin e Artë”, e 4 herë çmimin “Lojtari i Vitit”

Si trajner “Perandori” priu Bajernin drejt triumfit në Bundesligë në 1994 ndërsa dy vite më pas do të bënte të njëjtën gjë edhe në Kupën UEFA. Në 1990 udhëhoqi “Pancerat” drejt fitimit të Kupës së Botës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share