Me ndryshimet nga Ministria e Drejtësisë parashikojnë përmirësim të mëtutjeshëm të dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë për pezullimin e funksionit të avokatit të shtetit në rast se avokatët e shtetit zgjidhen ose emërohen në funksion ose detyrë tjetër, thonë nga Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë pasditen e sotme.
Sipas tyre, kjo është imponuar si domosdoshmëri e vendosjes së mandatit të pakufizuar për të cilin janë zgjedhur avokatët e shtetit.
“Propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për avokaturën e shtetit përmban tre nene, me të cilat parashikohet përmirësimi i mëtejshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë nëse Avokati i Shtetit zgjidhet nga radhët e avokatëve të shtetit për Avokat të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas skadimit të kohës për të cilën është emëruar, ndërsa me pëlqimin e tij, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e emëron në funksionin avokat i shtetit për rajonin ku më parë ka ushtruar funksionin e avokatit të shtetit. Ndryshimi propozohet si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin emërohen avokatët e shtetit.
Me ndryshimet e propozuara parashikohet edhe harmonizimi i dispozitave të ligjit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”. thonë nga Ministria e Drejtësisë./KlanMacedonia