Moti: Mbërrijnë temperaturat polare!

GJATË FUNDJAVËS TEMPERATURAT 15 GRADË NËN ZERON

Gjatë ditës dhe natës së djeshme, nëpër shumë rajone të vendit janë shënuar reshje të borës me intensitet mesatar, kurse nëpër disa qytete është formuar shtresë e re dëbore.

Pas reshjeve të borës janë aktivizuar edhe ekipet e pastrimit të rrugëve. Pamjet që po i shihni siç njofton Klan M, janë nga rruga malore në “Gjavatë” ku ekipet e “Rrugëve të Maqedonisë” pastrojnë të reshurat e borës.

Janë aktivizuar edhe komunat e goditura nga reshjet e borës.

Në Facebook, siç njofton Klan M, kreu I Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, ka publikuar pamje nga terreni ku ekipet e Ndërmarrjes Komunale kanë pastruar dhe siguruar rrugët me rërë, nga reshjet e bortës që kishin mbërritur në 20 centimetra.

Metereologët paralajmërojnë mot të ftohtë e të thatë, kurse gjatë mëngjesit temperaturat do të shkojnë deri në minus 10 gradë Celsius.

Gjatë ditës, gjithashtu do të ketë mot të ftohtë me temperature rreth zeros.

Metereologët paralajmërojnë se gjatë kësaj fundjave priten temperatura polare që do të shkojnë deri në minus 15 gradë, kurse sipas modeleve numerike, ciklone dhe reshje të reja të dëborës priten javën e ardhshme.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share