“GJYKATAT JANË TË PAVARURA, E NDJEKIM PUNËN E TYRE”
Këshilli Gjyqësor vlerëson se gjykatat janë të pavarura në marrjen e vendimet e tyre, ndërse ne e ndjekim punën e tyre. Ky reagim i Këshillit vjen pas zhvillimeve në M-NAV dhe vendimit të Gjykatës Penale që të dyshuarve për këtë rast, t’u caktohet masa e kujdesit dhe jo paraburgim. “Në lidhje me reagimet e fundit në opinion për ndodhitë në M-NAV, Këshilli Gjyqësor e njofton opinionin se, gjykatat janë të pavarura në veprimin dhe vendimin e tyre, ndërsa Këshilli Gjyqësor në kuadër të kompetencave të tyre ligjore e ndjek punën e gjykatave”, thuhet në kumtesën e këshillit gjyqësor. Për sulmin në M-NAV, Prokuroria Publike i propozoi Gjykatës Penale që t’u caktohet masa e paraburgimit tetë të dyshuarve, por me arsyetimin se nuk ka dëshmi të mjaftueshme Gjykata u caktoi vetëm masën e sigurisë./KlanMacedonia