Kuvend: Nga 22 deri 28 janar zgjedhet Qeveria teknike, Kryeparlamentari i ri!

PENDAROVSKI DO T`IA NDAJË MANDATIN E KRYEMINISTRIT TALAT XHAFERIT

Në ditën e parë të punës në Kuvend koordinatorët e grupeve parlamentare në takim me Kryeparlamentarin Talat Xhaferin kanë dakorduar periudhën se kur do të zhvillohen përgatitjet formale që duhet të përfundojnë me zgjedhjen e qeverisë teknike.

Në koordinimin e parë për këtë vit tek Kryeparlamentari Talat Xhaferi, grupet parlamentare janë dakorduar që nga 22 deri më 28 janar në seanca plenare të konstatohen dorëheqjet e Kryeministrit dhe të Kuvendit.

Gjithashtu do të zgjedhet Kryetari i ri I Kuvendit dhe do të njoftohet presidenti I vendit për të dhënë mandatin Kryeministrit të ri të Qeverisë.

“Do të zgjedhen Qeveria, Ministrat, Zv/Ministrat dhe Zv/Ministrat plotësues. Do të duhet të konstatohet ndërprerja e mandatit të deputetit dhe të verifikohet mandati i deputetit të ri nga Njësia Zgjedhore numër 5”, thonë nga Kabineti i Kryeparlamentarit.

Njoftohet se deri në përfundimin e mandatit të kësaj përbërje parlamentare nuk do të ketë seancë për pyetje të deputetëve. Seanca e parë, do të mbahet pas 100 ditë të mandatit të qeverisë së zgjedhur në zgjedhjet parlamentare.

Kryeministër Teknik do të jetë Talat Xhaferi, kurse koordinatori I grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, do të jetë Kryetar i Kuvendit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share