Haziri: Deklaratat e vazhdueshme për luftë zmbrapsin investimet potenciale

“SERBIA VAZHDON TË MBETET BURIM DESTABILIZIMI NË RAJON”

Deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia nënkryetari I LDK-së Lutfi Haziri I konsideron si përpjekje të tyre për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e brendshme që i ka Kosova.

Sipas tij deklaratat e vazhdueshme për luftën zmbrapsin edhe investimet potenciale.

“Kur harxhohen mjetet e tjera, kryengritjet kanë qenë legjitime……

Megjithatë sipas tij Serbia vazhdon të jetë një burim destabilizimi në Ballkanin Perëndimor.

”Rasti i fshatit Banjska në Leposaviq që ka sponsor si Serbia që jo vetëm që mbështesin akte të tilla por edhe strehojnë, por Kosova gjithmonë ka bërë dallimin dhe eshte  përpjekur për paqe” – tha Lutfi Haziri- Nënkryetar i LDK-së.

Ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë, zanafillën e ka nga bojkoti i zyrtarëve serbë dhe nga protestat e dhunshme në fillim vitin e kaluar. Ai thotë se fillimisht, bashkësia ndërkombëtare i legjitimoi këto protesta por që më vonë rezultuan në dhunë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share