Blinken takon edhe Netanyahun, pritet takimi edhe me kabinetin e luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu.

Ekipi i Netanyahut tha se pas takimit bilateral, do të ketë një takim të zgjeruar me anëtarët e kabinetit të luftës.

Përpara takimit me Netanyahun, Blinken u takua edhe me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë këtij takimi, Blinken përsëriti mbështetjen amerikane për të drejtën e Izraelit për tu siguruar që sulmet e Hamasit kundër Izraelit të mos mund të përsëriten.

Po ashtu u fol edhe për marrjen e të gjitha masave paraprake të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share